Kyuchyuk: Ballkani Perëndimor duhet të kthehet në shtëpinë e tij, që është Evropa

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyuchyuk nuk komentoi nismën e OBRM-PDUKM-së për referendum por tha se Ballkani Perëndimor duhet të kthehet në shtëpinë e tij, që është Evropa.

Kyuchyuk tha se çdo vend bëhet anëtar i plotë i BE-së me historinë dhe identitetin e tij dhe se Evropa ka nevojë për Maqedonë e Veriut ashtu siç edhe Maqedonia e Veriut ka nevojë për Evropën.

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyuchyuk i bëri këto komente pas marrjes së titullit “Doctor Honoris Causa”.

“Bashkimi Evropian ka nevojë për Maqedoninë e Veriut, ashtu siç Maqedonia e Veriut ka nevojë për BE-në. Çdo vend bëhet anëtar i plotë me historinë dhe identitetin e tij, kështu do të jetë edhe kësaj radhe…Ju e keni realizuar qëllimin e madh, të jeni pjesë e NATO-s dhe ne jemi të gjithë krenarë për këtë, sepse do të thotë një hapësirë ​​sigurie, e vlerave të përbashkëta, tani është një hap tjetër i madh, ai është Bashkimi Evropian dhe të gjithë kemi për të ndihmuar me përpjekje të mëdha – dhe Bullgaria dhe Kroacia dhe Greqia dhe Rumania, ato vende kanë shumë përvojë në procesin e pranimit”, tha Ilhan Kyuchyuk, raportues për Maqedoninë PE./

Advertisement

Kyuchyuk: Ballkani Perëndimor duhet të kthehet në shtëpinë e tij, që është Evropa shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy