LSDM: Kaosi me NTP-në është shembull se si mund të qeverisë OBRM-PDUKM-ja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se pushteti lokal i OBRM-PDUKM-së krijoi kaos me transportin publik në Shkup, dhe NTP-në e solli në prag të funksionalitetit.

OBRM-PDUKM-ja në Këshillin e Qytetit të Shkupit edhe pse në seancën e djeshme të jashtëzakonshme ka shumicën, nuk ka pranuar të mbështesë subvencionet për NTP-në, ka refuzuar që të transferojë mjete për punëtorët për t’u paguar pagat”.

“Për turp, për fat të keq dhe vetëm për tekat personale të Mickoskit, këshilltarët e OBRM-PDUKM-së kundërshtuan ndarjen e mjeteve financiare për të funksionuar NTP-ja. Me kërkesë të këshilltarëve të LSDM-së është dashur të thirret edhe një seancë që PS-ja të vazhdojë punën dhe të punësuarit t’i marrin pagat”.

“Anëtarët e Bordit Drejtues të NTP-së janë nga OBRM-PDUKM, ndërsa kompania e tyre është e mbytur në borxhe, nuk mund të ndajë rrogë, nuk mund të funksionojë, nuk bëjnë asgjë. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës janë edhe nga OBRM-PDUKM”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Advertisement

LSDM: Kaosi me NTP-në është shembull se si mund të qeverisë OBRM-PDUKM-ja shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy