LSDM: Kryetarët e komunave të OBRM-PDUKM-së treguan fytyrën e vërtetë të regjimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në ditët e para të mandatit, kryetarët e komunave të Mickoskit treguan fytyrën e vërtetë të regjimit, thuhet në reagimin e LSDM-së.

“Po largohen nga puna në Jegunovcë, janë ndërprerë kontratat e punës për personat e angazhuar në komunat tjera.

Në vend të pastrimit, deponitë ilegale po grumbullohen në komunat Gjorçe Petrov dhe Butel.

Nuk respektohet Kushtetuta, në vend të interesit të qytetarëve po bëhet politizimi në Shtip, Kisella Vodë, Aerodrom.

Advertisement

Pra, një gjë tjetër thonë nga OBRM-PDUKM, ndërsa tjetër gjë bëjnë.

Fakti mbetet se ndryshe nga katër vite më parë kur komunat ishin në borxhe, sot komunat janë në gjendje të shkëlqyer financiare”, thonë nga LSDM.

Nga atje shtojnë se nëse kryetarët e OBRM-PDUKM-së kanë nevojë për drejtime publike që të punojnë, është e qartë se Mickoski për ta është më i rëndësishëm se interesi i qytetarëve./Telegrafi/

LSDM: Kryetarët e komunave të OBRM-PDUKM-së treguan fytyrën e vërtetë të regjimit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy