LSDM: Masat ekonomike dhanë rezultat, paga mesatare është më e lartë për 6.8%

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi, partia maqedonase në pushtet thotë se “masat ekonomike që i ka realizuar Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe kryeministri Zaev po japin rezultate”.

“Të gjitha të dhënat ekonomik vërtetojnë se ekonomia e Maqedonisë është stabile, dinamike dhe po ecën para. Pagat vazhdimisht rriten edhe në kushte pandemie”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se paga mesatare neto në muajin mars është 28.217 denarë që është për 6.8% më shumë se i njëjti muaj nga viti 2020.

Sipas tyre, më shumë para në xhepin e punëtorëve është pjesë e konceptit të LSDM-së dhe se rritje ka pasur edhe në prodhimtarinë industriale.

Advertisement

“Shpëtuam më shumë se 100 mijë vende pune, mbështetën mbi 400 mijë qytetarë dhe 35 mijë kompani”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

LSDM: Masat ekonomike dhanë rezultat, paga mesatare është më e lartë për 6.8% shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy