LSDM: Pallati i Bardhë të shitet dhe paratë t’u kthehen qytetarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për LSDM-në në pushtet, aktgjykimi për rastin “Talir 2” është konfirmim i ri i kufijve epikë të krimit të OBRM-PDUKM-së.

Sipas tyre, kjo është një fitore e drejtësisë në një nga rastet më të mëdha korruptive të OBRM-PDUKM-së dhe në historinë e drejtësisë në vend në përgjithësi.

“Një vendim gjykate ka vërtetuar se Pallati i Bardhë me vlerë rreth 7 milionë euro është i paligjshëm, i fituar në mënyrë kriminale, në kurrizin e qytetarëve, pra me para të vjedhura nga qytetarët. OBRM-PDUKM vodhi qytetarët, grumbulloi pasuri, luks dhe para në mënyrë të paligjshme, kriminale, ndërsa qytetarët zhyten në varfëri dhe borxhe.

Skema kriminale për Pallatin e Bardhë është drastike, e egër, epike. Miliona dollarë u keqpërdorën. Tri herë është ndryshuar plani detaj urbanistik që OBRM-PDUKM të marrë 12.000 metra katrorë për seli, dhe në vend të një objekti banesor të ndërtojë hotel”, tha zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski

Advertisement

“Pas vendimit të formës së prerë, Pallati i Bardhë duhet të shitet dhe paratë t’u kthehen aty ku u takon, atyre që u janë marrë e që janë qytetarët”, shtoi ai./Telegrafi/

LSDM: Pallati i Bardhë të shitet dhe paratë t’u kthehen qytetarëve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy