Macron për vendimin e Bullgarisë: Është hap para, por jo fitore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Macron për vendimin e Bullgarisë: Është hap para, por jo fitore

Presidenti Francës Emanuel Macron, vendi të cilit mban presidencën e BE-së, ka folur në lidhje me vendimin e Kuvendit të Bullgarisë për të miratuar propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Maqedoninë e Veriut.

Macron e ka përgëzuar Kuvendin bullgar për votën e sotme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dua të përgëzoj parlamentin bullgar për votën e sotme që i hap rrugën për mundësinë e heqjes së vetos dhe për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe për rrjedhojë edhe për Shqipërinë. Do të punoj me çështje teknike të nevojshme për të formalizuar një marrëveshje në ditët në vijim me bullgarinë dhe Maqedoninë”.


Petkov i dërgon porosi Kovaçevskit: Bëhu i guximshëm dhe pranoje propozimin francez

Advertisement

“Do të thosha se e gjithë makineria evropiane është e gatshme dhe doja të falënderoja kryeministrin e Bullgarisë, por edhe koalicionin e tij, të gjitha forcat politike për këtë votë. Nuk mund të thërrasim fitore, por gjithsesi është një hap përpara, tani drejtimin ia pasojmë presidencës së Republikës së Çekisë”, tha Macron.


MPJ Bullgare: Do të miratojmë konferencën e parë me Shkupin pasi të nënshkruhet protokolli bilateralMPJ Bullgare: Do të miratojmë konferencën e parë me Shkupin pasi të nënshkruhet protokolli bilateral

Advertisement

Ndryshe, me shumicë votash sot Kuvendi i Bullgarisë e autorizoi kryeministrin për të larguar veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, nga Bullgaria zyrtare kanë deklaruar se do të miratojnë mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shkupin, pasi të miratohet protokolli dypalësh./Telegrafi/

Macron për vendimin e Bullgarisë: Është hap para, por jo fitore shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy