Maqedoni, 125 fidanë për viktimat e aksidenteve rrugore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot janë mbjellë 125 fidanë në nder të personave që kanë humbur jetë vitin e kaluar në aksidente rrugore. Në gjithë botën, 400 mijë të rinj vdesin në nivel vjetor, prej tyre 1100 persona janë deri në moshën 25 vjeçe.

“Pjesa më e madhe e aksidenteve në trafik shkaktohen nga personat deri në moshën 25 vjeçe, për shkak se ata nuk kanë automjet personal dhe më së shpeshti përdorin automjetet e prindërve, nuk vozisin vazhdimisht dhe bëjnë aksidente në trafik, ata janë vozitës të rinj, pa përvojë, si dhe vozitësit e moshës mbi 65 vjeç”, tha Gordana Kozhuvarovska – kryetare e KRSKRR.

Vitin e kaluar në tetor 11 persona kanë vdekur në aksident trafiku në vendin tonë, ndërsa këtë vit në të njëjtin muaj kemi 5 viktima, që tregon se numri i aksidenteve po ulet. Ulja e numrit të viktimave ka të bëjë me edukimin që e zbaton Këshilli republikan që nga mosha më e re.

“Në RMV në vitin 2020 kemi pasur ulje të numrit të të vdekurve dhe atë 125 dhe këto nuk janë vetëm numra, por janë jetë. Andaj sot i nderuam personat që kanë humbur jetë. Do të mbjellim 125 fidanë në nder të personave që kanë humbur jetë në aksidente në trafik në vendin tonë”, shtoi kryetarja e KRSKRR Gordana Kozhuvarovska.

Advertisement

Në botë 1,3 milion persona humbin jetën në aksidente rrugore, që është më shumë se 3,5 persona në nivel ditor. Pozitiv është fakti që vendi jonë po u afrohet vendeve evropiane me nivelin e sigurisë. Me gjithsej 35,9 raste vdekjesh në 100 mijë banorë, shteti afrikan Liberia është vendi me më shumë viktima në aksidentet në trafik. Në vendin e dytë gjendet Republika Demokratike e Kongos me 33,7 viktima, ndërsa Republika e Afrikës Qëndrore gjendet në vendin e tretë me 33,6 viktima./tv21/

The post Maqedoni, 125 fidanë për viktimat e aksidenteve rrugore appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy