Maqedoni: Anëtarët e grupit “Lev Tahor” kanë 90 ditë qëndrim të ligjshëm, nuk dihet kur do të largohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Anëtarët e grupit fetar, Lev Tahor, të cilët ditët e fundit kanë tërhequr vëmendjen e publikut të gjerë, aktualisht ndodhen në një hotel në Shkup, emri i të cilit mbahet sekret. Sipas kryetarit të Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë dhe grupet fetare, Darijan Sotirovski, grupi është nën vëzhgim policor për t’u mbrojtur nga reagimet e mundshme të pakëndshme të popullatës lokale.

“Mendoj se kur ka mohim, që nuk pranohet nga një pjesë e shoqërisë, jo nga të gjithë, sigurisht që dikush mund ta keqpërdor dhe në këtë mënyrë të ndikojë negativisht në reputacionin ndërkombëtar të vendit”, tha Sotirovski në emisionin “360 Gradë” në Alsat.

Ndonëse fillimisht kishin paralajmëruar se do të largoheshin nga vendi ynë pak ditë më parë, anëtarët e grupit fetar Lev Tahor, ende nuk dihet se kur do të largohen.

Siç tha Sotirovski, të huajt kanë të drejtën e qëndrimit 90 ditor në RMV.

Advertisement

“Sipas informacioneve që kam, ata duhej të largoheshin nga vendi ynë ditën e martë në vendkalimin për në Shqipëri. Por kjo nuk ndodhi. Plani i tyre ndryshoi. Informacionin për largimin e tyre, brenda kësaj periudhe prej 90 ditësh qëndrimi ligjor, duhet ta marrim prej tyre. Për momentin informacion të tillë të paktën unë nuk kam”, ka thënë Sotirovski.

 

 

Maqedoni: Anëtarët e grupit “Lev Tahor” kanë 90 ditë qëndrim të ligjshëm, nuk dihet kur do të largohen shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy