Maqedoni, deri tani janë regjistruar mbi 800 mijë persona në regjistrimin e popullsisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Enti Shtetëror për Statistika njoftoi se gjithsej 800.008 persona, 249.500 ekonomi familjare dhe 336.109 banesa janë regjistruar deri në ora 20:00 dje.

Regjistrimi i Popullsisë dhe Amvisërive në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka nisur me pesë shtator ndërsa do të realizohet deri më 30 shtator.

Deri me 30 shtator do të mund të regjistrohet online edhe diaspora, ndërkaq qytetarët nga diaspora që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, do të mund të regjistrohen edhe nga familjarët ose të afërmit e tyre në Maqedoninë e Veriut, persona që i dinë të dhënat për personin në fjalë.

Mundësinë për vetregjistrim nga jashtë e kanë shfrytëzuar 193.168 persona./Telegrafi/

Advertisement

 

Maqedoni, deri tani janë regjistruar mbi 800 mijë persona në regjistrimin e popullsisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy