Maqedoni: Do të shlyhen kamatat e borxheve ndaj ndërmarrjeve publike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në paketën e pestë të masave, përveç ndihmës së ndërmarrjeve, një nga masat kryesore është shlyerja e kamatës së borxheve të qytetarëve ndaj ndërmarrjeve publike.

Sipas autoriteteve, kjo masë do të mbulojë të paktën 180 mijë qytetarë, sepse sipas kontrolleve të mëparshme, ky numër korrespondon me llogaritë e bllokuara të qytetarëve.

“Maqedonia ka 180 mijë llogari të bllokuara. Këto janë 180 mijë familje që nuk mund të funksionojnë normalisht. Të paktën numri i atyre që do të mbulohen nga kjo masë është 180.000.

Si ndihmë e drejtpërdrejtë për qytetarët do të jetë fshirja e kamatës për borxhet ndaj ndërmarrjeve publike për shkak të të cilave 180.000 qytetarë kanë bllokuar llogaritë”, njoftoi zv. Kryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi./Telegrafi/

Advertisement

Maqedoni: Do të shlyhen kamatat e borxheve ndaj ndërmarrjeve publike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy