Maqedoni: Do të shlyhen kamatat e qytetarëve ndaj ndërmarrjeve publike dhe organeve shtetërore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rreth 150 mijë qytetarë do të përfshihen me ligjin për shlyerje të kamatave dhe riprogramim të borxheve të qytetarëve në kushte të pandemisë COVID-19, propozim-teksti i të cilit është miratuar në seancën e sotme nga Qeveria e RMV-së.

Ky ligj do t’u mundësojë qytetarëve të paguajnë vetëm borxhin kryesor dhe jo kamatat ndaj organeve shtetërore dhe institucioneve publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftoi kryeministri Zoran Zaev, organet shtetërore dhe institucionet publike që përfshihen në këtë ligj, si dhe DAP, janë angazhuar ta konfirmojnë shumën e përgjithshme të borxhit, harxhimeve dhe kamatave për çdo qytetar, në afat prej 90 ditëve, nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Më pas, në afat prej 15 ditëve do të duhet t’i njoftojnë personat fizik dhe institucionet ndaj të cilave kanë borxh, nëpërmjet web-faqeve zyrtare, mediumeve ose mënyrave tjera.

Advertisement

“Ligji rregullon kushtet, mënyrën dhe procedurën për shlyerjen e interesit të përllogaritur në bazë të borxheve të personave fizikë ndaj organeve shtetërore dhe institucioneve publike dhe borxheve tatimore, si dhe riprogramimin e borxhit kryesor dhe shpenzimeve të personave fizikë që kanë arritur, deri në hyrjen në fuqi të ligjit”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Ai shtoi se kjo zgjidhje ligjore nuk do të ketë implikime financiare, por vetëm ndikim pozitiv./Telegrafi/

Maqedoni: Do të shlyhen kamatat e qytetarëve ndaj ndërmarrjeve publike dhe organeve shtetërore shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy