Maqedoni, gjobiten 216 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

216 shoferë janë gjobitur ditën e djeshme në Maqedoni pas kontrolleve të intensifikuara nga ana e polcisë.

Prej tyre, 11 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë me mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe një automjet me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Kështu, 114 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuara, kurse 102 jashtë vendeve të banuara.

Nga MPB thonë se kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim./Telegrafi/

Advertisement

Maqedoni, gjobiten 216 shoferë për tejkalim të shpejtësisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy