Maqedoni, jini të përgatitur për kushtet e dimrit dhe përmbytjet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përballja me rreziqet dhe kërcënimet nga fatkeqësitë është përgjegjësi e institucioneve dhe e qytetarëve. Gatishmëria e mirë e qytetarëve mund të kontribuojnë ndjeshëm në qëndrueshmërinë e tyre dhe të komunitetit. Në rast fatkeqësie qytetarët mund të jenë të parët që reagojnë dhe ndihmojnë veten dhe të tjerët.

Fatkeqësitë e ndryshme kërkojnë veprime të ndryshme për të mbrojtur veten. Informohuni se si të largoheni nga objekti ku ndodheni dhe ku të strehoheni. Mbani furnizime me ushqim, ujë, para për raste emergjente dhe ndihmën e parë themelore. Mbani gjithmonë afër vetes dokumentet personale dhe dokumentet pronësore.

Si të përgatitemi për dimër dhe mot të ftohtë?

Kur bën ftohtë, me temperatura të ulëta, akull dhe shumë borë, informohuni për parashikimin e motit, ndiqni njoftimet nga institucionet kompetente dhe planifikoni aktivitetet tuaja në përputhje me rrethanat.

Advertisement

Detyrimi juaj është pastrimi i borës para shtëpisë apo objektit afarist, si dhe nga çatia. Komuna ka detyrim të pastrojë rrugët, hapësirat publike dhe trotuaret. Kushtojini vëmendje të veçantë paraqitjes së akullit dhe përpiquni ta hiqni akullin.

Nëse lëvizni nëpër borë të thellë, mos nxitoni, mos u mbingarkoni dhe kini kujdes në shpatet me pjerrësi mbi 25 gradë. Lëvizni me kujdes mbi sipërfaqen e ngrirë me hapa më të vegjël dhe nëse rrëshqitni, përpiquni të bini anash.

Planifikoni udhëtimin tuaj jashtë qytetit në përputhje me kushtet e motit dhe parashikimet. Shmangni udhëtimet herët në mëngjes dhe në mbrëmje vonë. Nëse përdorni automjet, kontrolloni në kohë nëse është gati për kushtet e rrugës dimërore, nëse keni goma dimërore, pajisje dimërore dhe aksesorë dimëror (zinxhirë, lopatë të vogël, kruese akulli, fshesë bore, kabllo për tërheqje dhe nisje, batanije, bateri, doreza).

Si të përgatiteni për përmbytje?

Advertisement

Nëse akumulohen sasi të mëdha dëbore ndërsa koha e ngrohtë në pranverë ndodh shpejtë, atëherë shkrirja e mbulesës së borës mund të krijojë një rrezik të papritur dhe rrezik të lartë për përmbytje.

Përmbytjet gjithashtu mund të shkaktojnë reshje ekstreme në një periudhë të shkurtër kohore që tejkalon kapacitetin e tokës për të absorbuar ujin.

Vërshimet e fundit në keun e Vardarit në Komunën e Aerodromit janë një tregues i vogël se rreziqe të tilla shpejt, mund të bëhen realitet.

Informohuni për rrezikun nga përmbytjet në mjedisin tuaj, veçanërisht nëse jetoni përgjatë shtretërve të lumenjve ose përrenjve, në zonat bregore të liqeneve dhe rezervuarëve ose pranë digave.

Advertisement

Shmangni ndërtimin e strukturave të reja në zonat në rrezik nga përmbytjet dhe forconi ato ekzistuese për mbrojtje nga përmbytjet. Siguroni pronën tuaj nga rreziku i përmbytjeve.

Mos hidhni mbeturina dhe sende në shtretërit e lumenjve, përrenjve, kanale, puseta dhe në kanalizimin atmosferik, sepse në rast përmbytjeje, bllokimi i tyre mund të shkaktojë pasoja të rënda.

Nëse merrni informacion për përmbytje ose në rast të një përmbytjeje që vjen, largohuni menjëherë nga ndërtesa në mënyrë të organizuar dhe nëse nuk mund ta bëni këtë, atëherë ngjituni në katet lart. Nëse jeni jashtë, strehohuni menjëherë në një vend më të lartë. Mos ecni nëpër ujë që rrjedh (uji i thellë 15 cm mund t’ju rrëzojë në tokë)

Numrat e telefonit për raste urgjente

Advertisement

Informohuni për kushtet në mjedisin tuaj, cilat janë rreziqet, kërcënimet e mundshme në vendin ku jetoni. Në rast fatkeqësie, këta janë numrat e telefonit për raste urgjente:

– 195Qendra për Menaxhim me Kriza
– 194 Ndihma mjekësore urgjente
– 193Njësitë territoriale të zjarrfikësve
– 192 Policia

Disa ditë më parë u vu në përdorim numri unik evropian 112, i cili është numri i ri dhe unik për thirrjen në ndihmë për çdo lloj urgjence dhe situate krize. Gatishmëria mund të shpëtojë jetë, tonën dhe jetën e të tjerëve rreth nesh.

Instituti për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup, përmes projektit “Përmirësimi i kapaciteteve për menaxhimin e krizave të komunave në Maqedoninë e Veriut”, ndihmon komunat në zhvillimin e strategjive dhe planeve për parandalimin dhe menaxhimin e krizave dhe informon qytetarët për mënyrat se si mund të kontribuojnë në reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë.

Advertisement

 

Maqedoni, jini të përgatitur për kushtet e dimrit dhe përmbytjet shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy