Maqedoni: Kontrollohen 391 automjete për transport të nxënësve, 11 prej tyre përjashtuar nga trafiku

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht prej orës 06:30 deri në ora 09:30 janë realizuar kontrolle në transportin e nxënësve.

Kontrollet janë realizuar në mënyrë të koordinuar në të gjithë territorin e vendit. Gjatë kontrolleve në gjithsej 391 automjete, janë detektuar 20 vepra penale ndërkaq për shkak të parregullsive teknike, nga trafiku janë përjashtuar 11 automjete.

“Gjatë kontrollit në të gjitha zonat e sektorëve të brendshëm, janë kontrolluar 469 gjimnazistë të rritur, ndërkaq janë legjitimuar gjithsej 2.457 nxënës, në aspektin e respektimit të Ligjit për Armët, Ligjit për të Drejta të Fëmijëve dhe dhe Kodit Penal”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Maqedoni: Kontrollohen 391 automjete për transport të nxënësve, 11 prej tyre përjashtuar nga trafiku shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy