Maqedoni: Ligji për të dielën ditë jo pune para deputetëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot duhet ta mbajë seancën e 57-të në të cilën mes pikave në rend dite janë edhe ndryshimet e Ligjit për Marrëdhënie Pune në lexim të dytë me të cilat parashikohet e diela të shpallet ditë jo pune.

Zgjidhja ligjore e propozuar është vendosur si pikë e dytë, ndërsa sipas arsyetimit, dispozitat e ligjit duhet të fillojnë të vlejnë nga 1 janari.

Deputetët do të debatojnë edhe për zgjidhje tjera ligjore mes të cilave edhe ndryshimet e Ligjit për arsimin fillor, për ligjet e mbështetjes financiare për zvogëlim të pasojave të shkaktuara nga pandemia mbi prodhimtarinë dhe blerjen e prodhimeve bujqësore dhe mbi prodhimtarinë dhe blerjen e rrushit. Kuvendi duhet të shprehet edhe për Propozim-vendimin për dërgim të pjesëtarëve të Armatës në operacionin ndërkombëtar “Altea” në Bosnja e Hercegovinë.

Si pikë e fundit e seancës së sotme është vendosur edhe Raporti i Bashkimit Evropian për përparimin e vendit për vitin 2021.

Advertisement

Maqedoni: Ligji për të dielën ditë jo pune para deputetëve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy