Maqedoni, në muajt prill dhe maj priten të arrijnë vaksina të tjera kundër COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Serbia gjatë ditës së djeshme në Maqedoni dërgoi donacionin e dytë prej 20 mijë vaksinave “Sputnik”, ndërsa në periudhën e ardhshme do të arrijnë edhe 20 mijë vaksinat tjera. Por, siç paralajmëroi kryeministri Zaev, Maqedonia do të merr edhe 500 mijë vaksina “Sinovak”.

Gjatë këtij muaji, sipas Zaev, nga BE duhet të arrijnë edhe 20.000- 25.000 mijë vaksinat nga gjithsej 100 mijë, 200 mijë vaksinat kineze, vaksinat “Sputnik”, si dhe vaksinat “Pfizer” që janë porositur rreth 800.000 mijë. Me blerjen e 500.000 “Sinovak” numri do të jetë prej 2.6 milionë vaksina për 1.3 milionë qytetarë.

Imunizimi masiv është paraparë të bëhet në sallën “Boris Trajkovski” ku në ditë do të vaksinohen rreth 5.000 qytetarë, ndërsa ministri i Shëndetësisë tha se vaksinimi do të bëhet në gjithë vendin nga ora 08:00 deri në ora 20:00.

Para se të arrijnë të vaksinohen, qytetarët do të përmbushin dokumentin për vaksinim në mënyrë që të mos ketë pritje në pikat e vaksinimit.

Advertisement

Ndryshe, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë ditës së djeshme kishte 1.402 raste të reja dhe 29 të tjerë humbën jetën./Telegrafi/

 

Maqedoni, në muajt prill dhe maj priten të arrijnë vaksina të tjera kundër COVID-19 shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy