Maqedoni: Sot 99 raste të reja dhe tetë viktima nga COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1384 testime për coronavirus, ndërsa 99 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-33, Kumanovë-7, Shtip-5, Prilep-6, Tetovë-4, Strugë-2, Veles-2, Manastir-6, Ohër-14, Gostivar-1, Gjevgjeli-1, Strumicë-1, Kriva Pallankë-1, Koçan-6, Makedonski Brod-3, Vinicë-1, Dellçevë-6.

Janë regjistruar edhe tetë viktima: dy pacientë nga Tetova, një nga Dellçeva, një nga Struga, një nga Shkupi dhe dy nga Ohri.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 214 pacientë të shëruar.

Advertisement

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 15.226, prej të cilëve 12.700 janë shëruar, ndërsa 631 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive për momentin është 1.895./Telegrafi/

Maqedoni: Sot 99 raste të reja dhe tetë viktima nga COVID-19 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy