Mariçiq: Maqedonia ka ligjin më liberal për shprehje në Evropë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ligji i ri për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje vendos përgjegjësi për çdo pronar portali, sepse ata nuk kanë gjithmonë gjurmë. Pronari është ai që kërkohet të mbajë përgjegjësi për shpifje apo fyerje të mundshme, ka bërë të ditur zv. kryeministri për Çështjet Evropiane dhe ish-ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq për emisionin “Top Tema”.

Sipas tij, sa i përket këtij ligji, Maqedonia është më liberale në Evropë.

“Pothuajse në të gjitha vendet e tjera është krim. Në Maqedoni nuk është kështu sa i përket lirisë së shprehjes, shpifjeve dhe fyerjeve”, sqaroi Mariçiq.

Mariçiq gjithashtu foli edhe për procesin eurointegrues të Maqedonisë, ku tha se procesi ynë i anëtarësimit në BE nuk mund të përfundojë në një periudhë të shkurtër kohore.

Advertisement

“Krahasuar me vendet e tjera deri më tani, procesi nuk ka qenë më i shkurtër se 4-5 vjet. Serbi-Mali i Zi kanë 10 vjet në procesin e negociatave dhe nuk pritet të përfundojë. Ne duam të nisim menjëherë negociatat”, tha Mariçiq./Telegrafi/

Mariçiq: Maqedonia ka ligjin më liberal për shprehje në Evropë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy