Mariçiq: Negociatat me BE-në janë interes kombëtar, kemi një mundësi që nuk duhet ta humbasim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vazhdimi i negociatave me BE-në është interes kombëtar, tha zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

“Me seancën e Komisionit për Çështje Kushtetuese po fillojmë debatin për procesin që do të jetë test i përkushtimit tonë real për reformat, transformimin e shoqërisë në Maqedoni dhe standardin jetësor evropian”, ka shkruar Mariçiq në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, votimi i amendamenteve kushtetuese nga njëra anë nënkupton vazhdimin e përshpejtuar të reformave dhe përfshirjen e Maqedonisë së Veriut në pakon e re të zgjerimit të BE-së, dhe nga ana tjetër do të thotë fuqizim i karakterit multikulturor të shoqërisë në vend.

“Përfshirja e kroatëve, malazezëve, sllovenëve, bullgarëve, egjiptianëve dhe hebrenjve në Kushtetutë dhe shtimi i Preambulës në listën e bashkësive tashmë të listuara etnike, bashkëqytetarë tanë. Bashkësitë etnike tashmë të regjistruara nuk kanë bërë ndonjë dëm dhe asnjë pasojë për gjuhën dhe identitetin tonë maqedonas, kështu që shtimi i bashkësive të reja etnike nuk do të ketë ndonjë rrezik për gjuhën dhe identitetin tonë.

Advertisement

Ne kemi një mundësi për anëtarësim në BE që nuk duhet ta humbasim. Ne jemi duke bërë ndryshime kushtetuese për ta regjistruar Maqedoninë e Veriut në kufijtë e rinj të BE-së. Qytetarët presin që të gjithë ne të veprojmë bashkërisht me mençuri dhe përgjegjësi kur bëhet fjalë për të ardhmen e tyre dhe të vendit”, vlerëson Mariçiq./Telegrafi/

Mariçiq: Negociatat me BE-në janë interes kombëtar, kemi një mundësi që nuk duhet ta humbasim shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy