Matoshi flet per deklaratën e famshme: Ka ra Putini në dy gjuj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Ish-deputeti në Parlamentin e Maqedonisë, Rudzhi Matoshi në deklaratë për për Gazetën Lajm ka sqaruar deklaratën e famshme në lidhje me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin.

Matoshi sqaron se në atë kohë se deklarata e tij ka qenë dy ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës kur kryeministri i atëhershëm i Kosovës e ka njoftuar Qeverinë e Maqedonisë se do të shpallë pavarësinë ditën e diel, ndërsa opozita maqedonase ka kërkuar nismë me 30 nënshkrime për të të njoftuar kryeministrin se çfarë po ndodh.

“Unë duke i pasur informacionet kam qenë në kontakt me opozitën maqedonase dhe duke u thënë se do të ndodhin ngjarjet siç ishte shpallja e pavarësisë ditën e diel më 17 shkurt”, u shpreh Matoshi.

Advertisement

Në lidhje me situatën e fundit në Ukrainë, sipas Matoshit, përplasja është mes dy koncepteve.

“Në pamje të parë duket përpljase Ukrainë dhe Ruse, por kjo përplasje është mes konceptit të botës demokratike dhe konceptit autokrat ose totalitar që e përfaqëson presidenti i Federatës së Rusisë”, tha Matoshi./Telegrafi/

 

Advertisement

Matoshi flet per deklaratën e famshme: Ka ra Putini në dy gjuj shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy