Mbi 600 pjesëtarë të MPB-së u angazhuan në luftën kundër zjarreve pyjore në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë 24 orëve të kaluara, në periudhën prej orës 07:00 të 14 gushtit deri në orën 07:00 të ditës së sotme, 641 nëpunës policor janë angazhuar nga MPB-ja në aktivitetet për shuarjen dhe parandalimin e zjarreve pyjore në territorin e Republikës të Maqedonisë të Veriut. Përfshirë edhe pjesëtarët e të gjitha njësive speciale të policisë, janë realizuar 206 patrulla me motoçikleta dhe janë përdorur 162 automjete motorike, njofton MPB-ja.

“Në 24 orët e kaluara, një kallëzim penal nga ana e SPB Ohër-DPB Dibër iu paraqit Prokurorisë Themelore Publike Dibër, në lidhje me zjarrin e ndodhur më 13.08.2021, në zonën e Dibrës, kundër dy shtetasve shqiptare, L.E (32) dhe E.C (31), për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shkaktimi i zjarrit në pyll”, të parashikuara dhe të dënueshme sipas nenit 227 të Kodit Penal”, kumtoi MPB-ja.

MPB-ja apelon në mënyrë të rreptë të respektohet ndalesa për lëvizje në pyje, qytetarët në mënyrë maksimale të përmbahen nga ndezja e zjarreve, mbeturinave, mexhave, kallamishteve, të mos hedhen shishe xhami dhe sende tjera të cilat nëse qëndrojnë një kohë më të gjatë në diell mund të shkaktojnë zjarr. Është e domosdoshme syçeltësi maksimale dhe sjellje e përgjegjshme e çdo individi.

Mbi 600 pjesëtarë të MPB-së u angazhuan në luftën kundër zjarreve pyjore në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy