Mickoski: Ilindeni është ndjenjë e veçantë për secilin maqedonas

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Hristijan Mickoski, kryetari i partisë OBRM-PDUKM, nga fshati Morunisht i Strugës, uroi festën e e 2 Gushtit, Ditën e Republikës.

Mickoski u shpreh se kjo festë është ndjenjë e veçantë për të gjithë qytetarët.

“Ilindeni është shenjtëria jonë. Ndjenjë e veçantë për secilin maqedonas. Është golgota jonë pa të cilën nuk do të kishte liri. Është shkëmbi ynë mbi të cilin e vendosim themelet e shtëpisë tonë, prandaj si maqedonas, si patriotë i përulemi veprës. Maqedonia është më shumë se vend, është dashuria jonë, nëna jonë, familja jonë”, u shpreh Mickoski.

Mickoski: Ilindeni është ndjenjë e veçantë për secilin maqedonas shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy