Mickoski nuk e ka problem që të bëjë koalicion me BDI për qeverinë e re

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e hënë kryetari i OBRM-PDUKM-së Hrisitijan Mickoski pret dorëheqjen e Zoran Zaevit nga posti i kryeministrit, nëse kjo nuk ndodhë, ai paralajmëroi se do të fillojë procedurë për mosbesimin e qeverisë.

Mickoski tha se nuk ka opsion për qeveri teknike, por vetë qeveri politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij po bëhen presione politike mbi 61 deputetët të cilët do të votojnë kundër qeverisë LSDM-BDI.

Sipas Mickoski LSDM-BDI nuk kanë legjitimitet që të zbatojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. I pyetur nëse Afrim Gashi qëndron në qëndrimin se nuk duhet të ketë zgjedhjet të parakohshme, Mickoski tha se nuk ka biseduar për këtë temë me të.

Advertisement

“Nuk ka problem të jem në çfarëdo qeveri që ka shumicën parlamentare. Në këtë rast kemi Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën, Lëvizjen Besa dhe qëllimi im ishte rrëzimi nga pushteti i BDI-së. Ky ishte qëllimi im. Kemi pasur qëllim të dyfishtë, përveç kësaj ta rrëzojmë edhe LSDM, ta rrëzojmë BDI”, tha Mickoski.

I pyetur nëse qeveria e ardhshme do të jetë me BDI, duke pasur parasysh qëndrimin e të Majtës, Mickoski tha se “Shumë punë në të kaluarën kanë qenë të pamundura, por e shikuat se munden. E shikuat se u mundësua edhe në zgjedhjet lokale. Koha do të tregojë vetë se cili nga këto dy opsione do të bëhet realitet”./Telegrafi/

Mickoski nuk e ka problem që të bëjë koalicion me BDI për qeverinë e re shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy