Mickoski thotë se punojnë që të sigurojnë 61 deputetë për Qeveri, LSDM reagon

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski thotë se për çdo ditë punon që të arrijë shumicë kuvendare në mënyrë që ta shkarkojë qeverinë.

“Juridikisht na duhen 61 deputetë që të votojnë në kuvend dhe në këtë mënyrë të shkarkohet kjo Qeveri dhe të caktohet zgjedhjet e parakohshme kuvendare. Mënyrë tjetër për fat të keq nuk kemi. Në metodologjinë se si të arrijmë deri në 61 deputetë, për çdo ditë punojmë. Kur do të kemi 61 deputetë do t’u njoftojmë”, tha Mickoski.

Ai nuk zbulon detaje se për çfarë bëhet fjalë në shumicën kuvendare që, sipas Mickoskit, është përfshirë edhe grupi kuvendar i LSDM-së.

Nga LSDM thonë se se për këtë Mickoskin nuk e besojnë edhe nga partia e tij.

Advertisement

“Në filmat për shumicë të re parlamentare që Mickoski me muaj e thotë nuk besojnë as nga partia e tij. Përsëritja e gësheshtrave nuk i sjell asgjë përveç se humbje e re”, thuhet në njoftimin e LSDM-së./Telegrafi/

Mickoski thotë se punojnë që të sigurojnë 61 deputetë për Qeveri, LSDM reagon shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy