Mickoski për deputetët e LSDM-së: Refuzoni propozimin, oferta ime është e sinqertë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Deputetët të LSDM-së, ju bëj thirrje që të mos u dorëzoheni presioneve të pushtetit dhe të veproni ekskluzivisht sipas ndërgjegjes tuaj. Jini dinjitoz, të respektuar deputetë të LSDM-së dhe mos u dorëzoni para presioneve të disa udhëheqësve të partisë suaj”, thotë në fjalimin e tij Hristijan Mickoski, lider i OBRM-PDUKM-së.

“Dua që diçka të dihet. Qëllimi im nuk është lufta për ta zhveshur pushtetin, por në radhë të parë mbrojtja e interesave shtetërore dhe kombëtare duke refuzuar një proces që është i dëmshëm për Maqedoninë. Dhe kjo duhet të jetë lufta jonë e përbashkët në të cilën të gjithë duhet të bashkohemi në anën e popullit dhe në anën e Maqedonisë sonë.

Deputetë të LSDM-së, ju refuzoni informacionet e Qeverisë, dhe ju premtoj se nuk do të kërkoj zgjedhje dhe do të mbështes mbijetesën e kësaj qeverie, qoftë edhe pakicë, që Maqedonia të mos shantazhohet dhe poshtërohet dhe se çfarë tani na ofrohet.

Oferta ime është e ndershme dhe e sinqertë dhe udhëhiqet ekskluzivisht nga interesat e popullit dhe e ardhmja e Maqedonisë sonë”, shton ai./Telegrafi/

Advertisement

Mickoski për deputetët e LSDM-së: Refuzoni propozimin, oferta ime është e sinqertë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy