Mickoski publikon një skemë hajnie, thotë se pushteti po i vjedh qytetarët në kohë të krizës energjetike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lideri i partisë opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM Hristijan Mickoski, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se qytetarët e Maqedonisë po vidhen në këtë kohë të krizës energjetike.

Ai ka publikuar disa shifra analitike që sipas tij, dëshmojnë një hajni e cila përfundon në xhepat jashtë arkës shtetërore.

Postimi i plotë:

“Si e grabisin Maqedoninë, qytetarët dhe ELEM-in – pjesa 1!!!
ESM/ELEM shpall njoftimin për shitjen e tepricës së rrymws sw natws për periudhën 20-26 gusht nga 2 deri më 7 në vlerë të përgjithshme prej 1750 MWh.

Advertisement

Çmimi me të cilin janë shitur këto teprica të natës është 303,75 €/MWh!

Për të njëjtën periudhë, çmimi i energjisë elektrike në HUPX (burim referencë për përcaktimin e çmimit të energjisë elektrike në Maqedoni) është 506 €/MWh ose sipas ditëve:

20/Gusht 463 €/MWh
21/Gusht 346 €/MWh
22/Gusht 481 €/MWh
23/Gusht 534 €/MWh
24/Gusht 570€/MWh
25/Gusht 535 €/MWh
26/Gusht 612€/MWh

Diferenca në çmim është:
1750 MWh x (506 €-303,75 €) = 353,937 €

Advertisement

Përfundim: Maqedonia, qytetarët dhe ELEM/ESM për vetëm 7 ditë janë dëmtuar për rreth 22.000.000 denarë dhe në vend që tepricat t’i ofrohen ekonomisë që paguan sipas HUPX rrymës dhe po lufton konvulsive për të mbijetuar dhe mbajtur punëtorët, paratë janë vjedhur dhe përfunduan në xhepa privatë”, ka shkruar Mickoski.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut tashmë ka shpallur gjendjen e krizës energjetike, ndërsa nga muaji i ardhshëm do të fuqizohen dhe vendimet qeveritare për kursimin e energjisë elektrike nga institucionet e vendit. /Telegrafi/

Mickoski publikon një skemë hajnie, thotë se pushteti po i vjedh qytetarët në kohë të krizës energjetike shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy