Mickoski: Qeveria aktuale ka për qëllim ta fshijë historinë maqedonase

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski, sot gjatë një vizite në kompleksin sportiv në Butel, i pyetur nëse është e pranueshme për opozitën që marrëveshja eventuale me Bullgarinë të jetë në kornizën negociuese, ai tha se së shpejti qeveria do të ndërrohet dhe nuk do të nënshkruajë diçka nëse mohohet historia maqedonase.

“Opozita nuk e di se çfarë marrëveshjeje është duke negociuar kjo qeveri, përndryshe ajo që kemi dëgjuar më parë nga Brukseli është se negociatat dypalëshe nuk mund të jenë pjesë e kornizës negociuese”, tha ai.

Sipas Mickoskit, çdo aventurë e kësaj qeverie dhe çfarë planifikon të nënshkruajë, duhet të jetë e vetëdijshme se së shpejti do të ketë ndryshim në qeveri.

“Çfarë do të vërë në letër, nëse ajo shkakton lëndimin e ndjenjave të komunitetit shumicë në Maqedoni, popullit maqedonas, qytetarëve maqedonas, nëse mohon ekzistencën e historisë, traditës, zakoneve të veçanta maqedonase në krahasim me traditën dhe zakonet e fqinjit tonë lindor, nëse nuk pasqyron dallimin e popullit maqedonas nga populli bullgar, luftën autentike të popullit maqedonas për shtetin e vet, qeveria e ardhshme as nuk ka ndërmend ta respektojë dhe as nuk do të jetë pjesë e teksteve shkollore me të cilat fëmijët do të mësojnë historinë e shtrembëruar, historinë me të cilën ky pushtet, sipas parimit të talebanëve, synon ta shpërlajë”, tha Mickoski.

Advertisement

Mickoski: Qeveria aktuale ka për qëllim ta fshijë historinë maqedonase shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy