Mickoski, Sela dhe Gashi të hapur për bashkëpunim në zgjedhjet lokale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Blloku opozitar maqedonas dhe ai shqiptar, OBRM-PDUKM, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa janë shprehur të hapur për bashkëpunim parazgjedhor. Kryetarët Hristijan Mickoski, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, sot kanë marrë pjesë në konferencën e partive të djathta të mbajtur në Shkup.

Ata u shprehën të gatshëm që të bëjnë koalicion parazgjedhor në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen vitin e ardhshëm, përckell Telegrafi Maqedoni.

“Unë dua të bashkëpunojë me njerëz që e mbajnë fjalën dhe këtë momentalisht nuk e shoh te BDI. Pjesëmarrja e Selës dhe Gashit në këtë aktivitet, është hapi i parë drejt ndarjes së vlerave djathtiste në të cilat besojmë. Unë do të doja që ky bashkëpunim i yni të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe pse jo të kulminojë edhe në një koalicion politik para zgjedhjeve lokale”, tha Mickoski.

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, i ypetur nëse do të bënte koalicion me OBRM-PDUKM-në, pas asaj që ndodhi më 27 prill të vitit 2017 në Kuvend, Sela tha se nuk do ta mbaj peng ardhmërinë e qytetarë për shkak të asaj që ka ndodhur.

Advertisement

“Koalicioni ndërtohet mbi bazën e mirëbesimit, mirëbesimi ndërtohet mbi bazën e seriozitetit që ka një lider partie mbi të gjitha dhe mbi bazën se sa ky lider parti u qëndron pas fjalëve që i thotë në opinion. Unë mund të them një gjë, në qoftë se këtu në skenën politike të Maqedonisë së Veriut ka dikush që si qëndron aspak fjalës që e jep dhe i ndryshon fjalët edhe në raport me partnerët e koalicionit por edhe anëtarët brenda, është vetëm Zoran Zaevi”, tha Sela.

Edhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, tha se parimi kryesor i bashkëpunimit duhet të jetë ndërtimi i urave./Telegrafi/

 

 

Advertisement

 

 

Mickoski, Sela dhe Gashi të hapur për bashkëpunim në zgjedhjet lokale shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy