Sela-Gashi: Kjo qeveri nuk ka legjitimitet, do të vazhdojmë t’i mbrojmë interesat e shqiptarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetarët e partive të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi sot në një konferencë për shtyp para Kuvendit deklaruan se do të vazhdojnë t’i mbrojnë interesat e shqiptarëve dhe se kjo qeveri do të ketë jetëgjatësi të shkurtër.

Sela deklaroi se BDI nuk ka aspak legjitimitet sepse se e ka të blerë dhe të vjedhur, të shantazhuar dhe të frikësuar.

“Edhe këtë shantazh të cilën e bëri ditën e zgjedhjeve vazhdoj me të njëjtën logjik dhe shantazhoi veten me kryeministrin shqiptar. Ajo që i cilëson ata post komunist në logjik dhe në bindje, natyrisht që nuk mund të bënte përjashtim nga forma në momentin që do të negocionin. E thonë edhe vet në paraqitjet e tyre, forma pa përmbajtje quhet simbolikë. Dhe fatkeqësisht BDI çdoherë mundohet të paraqesë formë dhe aspak përmbajtje. Kjo është simbolika e tyre.”, deklaroi Ziadin Sela.

Ai tha se ata do të jenë në vazhdimësi së bashku me dhjetë deputetë për të mbrojtur interesin e qytetarëve.

Advertisement

Ndërsa Gashi tha se dje ishte një ditë e rëndë për shqiptarët.

“Dje u konstatua se është arritur një marrëveshje mes dy subjekteve prej të cilave njëra është e delegjitimuar totalisht për shkak se ka heq dorë nga premtimi i saj kryesor kryeministri shqiptar. Andaj ne si përfaqësues i shqiptarëve, të 82 mijë votave dhe gjithë shqiptarëve tjerë që nuk e duan mashtrimin dhe e duan demokracinë tek shqitparët jemi këtu për të ju thënë atyre se ne do të vazhdojmë t’i mbrojmë interesat e tyre. Do ta bëjmë betejën e fuqishme, nuk do të ndalemi asnjë ditë në këtë kuvend, duke i përdor gjitha mjetet demokratike që vullneti i shqiptarëve një ditë të vijë në vendin e vet”, tha Gashi./Telegrafi/

Sela-Gashi: Kjo qeveri nuk ka legjitimitet, do të vazhdojmë t’i mbrojmë interesat e shqiptarëve shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy