Mileski ka dhënë deklaratë në polici për inçizimet e publikuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +

I dënuari për rastin “Haraçi”, Zoran Mileski-Kiçec, zëri i të cilit është dëgjuar në disa biseda me drejtuesin Hristijan Mickoski, por edhe me biznesmenin malazez Miodrag Davidoviq-Daka, është thirrur sot për të dhënë deklaratë në stacionin policor në Karposh. Informacioni konfirmohet edhe nga Ministria e Brendshme, ku ata thonë se Kiçec dha deklaratë në prani të një avokati.

“Nga ana e Ministrisë së Brendshme iu paraqit një ftesë atij për bisedë informuese sot në Stacionin e Policisë Karposh sipas nenit 276 të LPP-së, në lidhje me regjistrimet audio të publikuara në rrjetet sociale. Z. M. sot erdhi në SP Karposh së bashku me avokatin e tij dhe bazuar në deklaratën e tij, do të bëhet një njoftim në Prokurorinë Publike”, thonë nga Ministria e Brendshme për “Makfax”.

Në bisedat mes Mickoski dhe Kiçec dëgjohet gjithashtu zëri i Slobodanka Aleksovska, ish e punësuara në spitalin “Sistina” të Orce Kamçevit. Deri më tani, ajo dhe Mickoski nuk janë ftuar për intervistë dhe as Zoran Zaev dhe Dragi Rashkovski, të cilët përmenden në bisedimet midis Dakas dhe Kiçecit./Telegrafi/

Mileski ka dhënë deklaratë në polici për inçizimet e publikuara shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy