Ministria e Kulturës: Nuk e kemi mbyllur bibliotekën në Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Kulturës në RMV mohon kategorikisht informacionin e përcjellë në një pjesë të mediave se ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska ka mbyllur Bibliotekën “Koço Racin” në Tetovë për të dhënë hapësirën me qira.

Një informacion i tillë i pasaktë është manipulim me opinionin dhe shtrembërim i së vërtetës.

Ministria e Kulturës dhe vetë ministrja në disa raste kanë njoftuar se është duke u bërë përshtatja e dhomave të reja të Bibliotekës NU-Tetovë, të cilat ndodhen në të njëjtin objekt ku deri më tani ishte vendosur institucioni, përkatësisht në Qendrën e Kulturës në Tetovë.

“Në koordinim me punonjësit e bibliotekës së Tetovës, dhe pas matjeve të ndryshme të hapësirës, ​​u vendos që Biblioteka të zhvendoset në ambiente të reja në të njëjtin objekt, me çka i dhanë 100 metra katror më shumë hapësirë ​​se ajo që ka përdorur deri më tani, ​​që tani është duke u përshtatur dhe për këtë arsye institucioni është i mbyllur për publikun për një periudhë të shkurtër.

Advertisement

Hapësira është duke u rinovuar dhe modernizuar, në mënyrë që koleksioni i librave të vendoset sipas standardeve të duhura. Ambientet e reja do të plotësojnë plotësisht nevojat e punonjësve të institucionit dhe të lexuesve”, thonë nga Ministria e Kulturës./Telegrafi/

Ministria e Kulturës: Nuk e kemi mbyllur bibliotekën në Tetovë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy