Ministria e Shëndetësisë: Deri tani janë vaksinuar gjithsej 764 punonjës shëndetësorë në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Që nga fillimi i vaksinimit kundër coronavirusit deri sot janë vaksinuar 764 punonjës shëndetësorë.

Imunizimi i punonjësve shëndetësorë kryhet me vaksinën “Phfizer” dhe bëhet në spitalin modular në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup.

Aty janë vendosur gjashtë vende për vaksinim dhe kanë dy ndërrime nga ora 8 në mëngjes deri në ora 20.

Ndryshe, vaksinimi nisi më 17 shkurt, ndërsa në fund të këtij muaji pritet të arrijnë edhe vaksinat tjera që krahas punonjësve shëndetësorë do të jepen te popullata më e moshuar./Telegrafi/

Advertisement

Ministria e Shëndetësisë: Deri tani janë vaksinuar gjithsej 764 punonjës shëndetësorë në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy