Moti me vranësira dhe reshje shiu, temperatura deri në 21 gradë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët. Në shumë vende do të jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar veriore, informojnë nga DPHM.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 3 deri në 12 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri në 21 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, më i freskët dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 8 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 18 gradë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy