MPB Maqedoni: Për 5 orë janë shqiptuar 90 dënime për vozitje nën ndikimin e alkoolit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë ditës së djeshme dhe në orët e para të ditës së parë të vitit, Ministria e Punëve të Brendshme vazhdoi me aksionet kontrolluese për gjobitjen e shoferëve që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit.

Në gjithë territorin e vendit, siç theksojnë nga MPB, janë gjobitur 90 shoferë, ndërsa 38 prej tyre janë në territorin e SPB Shkup.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Advertisement

MPB Maqedoni: Për 5 orë janë shqiptuar 90 dënime për vozitje nën ndikimin e alkoolit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy