
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi se për momentin nuk ka të dhëna nëse Ljupço Pallevski ndodhet në shtetin e Bullgarisë.
Nga kjo ministri theksojnë se për momentin ende nuk ka fletarrest ndërkombëtar edhe pse një gjë e tillë u paralajmërua se do të ndodhë nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.
Ndryshe, autoritetet e Maqedonisë bënë të ditur se Pallevski i cili akuzohet për vrasjen e 14 vjeçares është arratisur në Serbi dhe më pas në Bullgari.
Për rastin në fjalë 3 persona janë të arrestuar./Telegrafi/
Advertisement
The post MPJ e Bullgarisë: S’kemi të dhëna nëse Pallevski ndodhet në Bullgari appeared first on Telegrafi.