MPJ e Maqedonisë nesër organizon Ditën e Hapur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Jashtme nesër organizon një Ditë të Hapur, nga ora 11:00 deri në 17:00.

Qytetarët do të mund të vijnë në ambientet e ministrisë dhe të paraqesin vërejtjet, sugjerimet dhe idetë e tyre tek ministri përkatës Bujar Osmani dhe punonjësit e tjerë.

“Diplomacia hap dyert. Ministria e Punëve të Jashtme hap dyert për një takim me qytetarët rezidentë në vend dhe përfaqësues të diasporës, në mënyrë që të dëgjohen vërejtjet, sugjerimet dhe idetë e tyre, për përmirësimin e shërbimeve konsullore, por edhe për të gjitha fushat e tjera që janë me interes të drejtpërdrejtë për qytetarët, që lidhen me punën e këtij institucioni”, shkroi në profilin e tij në Facebook ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani./Telegrafi/

MPJ e Maqedonisë nesër organizon Ditën e Hapur shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy