MSH Maqedoni: Dje janë aplikuar gjithsej 12.994 vaksina

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni njofton se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend ndërsa numri i personave që kanë kërkuar vaksinim përmes ueb-faqes vakcinacija.mk është 469.212 qytetarë.

Në pikat vaksinale në Maqedoni deri dje janë vaksinuar 321.815 qytetarë. Me dozën e parë të vaksinës dje janë vaksinuar 11.220 qytetarë, ndërsa dje 12.994 qytetarë janë rivaksinuar. Në shtet janë aplikuar 542.699 doza vaksinash, ndërsa 220.884 qytetarë janë rivaksinuar.

Sipas të dhënave të fundit, 52% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, 49% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine si dhe 43% e popullatës mbi 60 vjet është vaksinuar me të paktën një dozë.

“Regjistrohuni në vakcinacija.mk sepse është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për për të caktuar termin për vaksinim”, thonë nga MSH./Telegrafi/

Advertisement

MSH Maqedoni: Dje janë aplikuar gjithsej 12.994 vaksina shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy