MSH Maqedoni: Dje janë aplikuar gjithsej 13.628 vaksina

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni njofton se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend ndërsa numri i personave që kanë kërkuar vaksinim përmes ueb-faqes vakcinacija.mk është 466.451 qytetarë.

Në pikat vaksinale në Maqedoni deri dje janë vaksinuar 310.384 qytetarë. Me dozën e parë të vaksinës dje janë vaksinuar 10.940 qytetarë, ndërsa dje 13.628 qytetarë janë rivaksinuar. Në shtet janë aplikuar 529.445 doza vaksinash, ndërsa 219.061 qytetarë janë rivaksinuar.

Sipas të dhënave të fundit, 52% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, 49%e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine si dhe 48% e popullatës mbi 60 vjet është vaksinuar me të paktën një dozë.

“Regjistrohuni në vakcinacija.mk sepse është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për për të caktuar termin për vaksinim”, thonë nga MSH./Telegrafi/

Advertisement

MSH Maqedoni: Dje janë aplikuar gjithsej 13.628 vaksina shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy