MSh-Maqedoni: Nuk ka paralajmërim për ikjen e punëtorëve shëndetësorë në Serbi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas informacioneve se personeli mjekësor nga vendi do të ikë për në Serbi nga shtatori, kanë reaguar nga Ministria e Shëndetësisë, prej ku thonë se tani për tani nuk ka paralajmërime të tilla.

“Deri te shërbimet profesionale pranë Ministrisë së Shëndetësisë deri në këtë moment nuk ka mbërritur asnjë njoftim nga institucionet shëndetësore publike lidhur me një paralajmërim të këtillë për ikjen e punëtorëve shëndetësorë në Serbi.

Me qëllim të motivimit të të punësuarve në shëndetësi dhe në drejtim të parandalimit të ikjes së kuadrove, që është duke u zhvilluar në suaza botërore, në proces janë më shumë aktivitete për përmirësimin e statusit të tyre, cilësisë së edukimit dhe kushteve në të cilat punojnë”, thonë nga MSh për “TV21”.

MSh-Maqedoni: Nuk ka paralajmërim për ikjen e punëtorëve shëndetësorë në Serbi shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy