Naser Ziberi: Unë nuk jam pozitiv në Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidati për kryeministër nga radhët e Bashkimit Demokratik nëpërmjet një njoftimi në ‘Facebook’ shpreh falënderim për kujdesin dhe mbështetjen masovike dhe se ai është shëndosh e mirë.

“Ju lutem, telefonat t’i përdorni për biseda me familjarët, miqtë, dashamirët e bashkëpunëtorët dhe jo për shpifje të ulta, fushatë të zezë dhe propagandë që prek edhe shëndetin një ditë para zgjedhjeve sepse kjo nuk ju nderon”, shkruan Ziberi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ziberi shprehet se nuk është i infektuar me Covid-19 dhe nesër nga ora 10:00 do ta ushtrojë të drejtën e tij për të votuar duke ftuar kështu qytetarët të votojnë dhe të mos bien, siç thotë ai, pre e propagandave dashakeqe.

“Uroj shëndet për të gjithë dhe shërim të shpejtë për të gjithë të infektuarit”, shprehet Ziberi./Telegrafi/

Advertisement

Naser Ziberi: Unë nuk jam pozitiv në Covid-19 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy