Ndalohet një 53-vjeçar në Makedonski Brod, ka kryer vjedhje të rënda

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB njofton se sot ka ndaluar një 53-vjeçar i cili dyshohet se ka kryer disa vjedhje të rënda.

“Sot (19.10) në afërsi të fshatit Suvodol në Makedonski Brod policia nga DPB Makedonski Brod kanë ndaluar T. B. (53) nga Shtipi, për shkak të dyshimit se ka kryer vjedhje të rënda në kishën Shën Dimitria në fshatin Trebino dhe kishën e Shën Preçishtës në fshatin Rusjatsi, Makedonski Brod.

Për T.B. ishte lëshuar edhe urdhër qendror nga burgu i Strumicës për vuajtje të dënimit me burg për vjedhje të rëndë.
Ai i ka pranuar plotësisht veprat penale dhe ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës, ndërsa është dërguar në burgun e Strumicës”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Ndalohet një 53-vjeçar në Makedonski Brod, ka kryer vjedhje të rënda shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy