Ndërpritet procesi i regjistrimit në Maqedoni, bie interneti

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Regjistrimi i popullsisë për më tepër se një orë është në ndërprerje për shkak të lidhjes së internetit.

Nga Entit Shtetëror i Statistikave (ESHS), deklarojnë se në koordinim me internet provajderin po bëhen përpjekje për tejkalimin e këtij problemi.

“Ka një problem teknik, të cilin operatorët po përpiqen ta tejkalojnë. Është ndërprerë para pak kohësh, por punohet në tejkalimin e problemit. Në Tetovë ku ndodhemi për momentin veç më na njoftojnë se ka filluar regjistrimi, besoj se së shpejti do mënjanohet i gjithë problemi dhe procesi të vijoj pa ndërprerje”, deklaroi Jasmine GJorgieva nga ESHS.

Ndryshe, regjistrimi filloi ditën e djeshme ndërsa do të përfundojë më 30 shtator. Rezultatet e para pritet të publikohen në fillim të vitit të ardhshëm./Telegrafi/

Advertisement

 

Ndërpritet procesi i regjistrimit në Maqedoni, bie interneti shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy