Në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut u shqiptuan 380 gjoba për shpejtësi tej normave të lejuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjithsej 380 drejtues mjetesh janë sanksionuar për shpejtësi tej normave të lejuara, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme për kontrollet e djeshme policore në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.

“32 prej tyre lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuar, dhe katër automjete lëviznin me mbi 70 kilometra në orë. Kështu, 155 drejtues mjetesh e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, kurse 225 në vende të pa banuar”, thuhet në njoftim.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 130 gjoba.

Prej tyre janë shqiptuar 54 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 18 masa sanksionuese për drejtim mjeti pa patentë shofer, 19 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, Pesë gjoba janë shqiptuar për kundërvajtje nga motoçiklistë, dy masa për përdorimin e celularit, tre sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët si dhe gjashtë sanksione për shofer fillestar”, tha policia.

Advertisement

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut u shqiptuan 380 gjoba për shpejtësi tej normave të lejuara shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy