Një grua nga Prilepi ka kërcënuar se do t’i vë flakën një lokali

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB njofton se një gruaje nga Prilepi është ndaluar mbrëm për shkak se ka kërcënuar se do t’i vë flakën një lokali.

“Rreth orës 22:00 në Drejtorinë e Policisë Prilep, T.K. nga Prilepi, i moshës 61 vjeçare, ka raportuar se rreth orës 21:30, në lokalin e tij ka hyrë K.I. dhe me një shishe të mbushur me lëng të ndezshëm e ka spërkatur në dysheme dhe ka kërcënuar se do t’i vërë flakën objektit”, sqaron MPB.

Në ora 22:10, zyrtarë policorë nga SPB Prilep, ia kanë hequr lirinë 32-vjeçares nga Prilepi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut publik” nga neni 288 i Kodit Penal.

K.I. është ndaluar në stacionin policor Prilep. Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet një raport përkatës.

Advertisement

Një grua nga Prilepi ka kërcënuar se do t’i vë flakën një lokali shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy