Një rrugë në Shkup do ta mbajë emrin e veprimtarit Ukshin Hoti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një rrugë në Shkup do ta mbajë emrin e veprimtarit Ukshin Hoti

Një rrugë në Çarshinë e Vjetër në Shkup, do ta mbajë emrin e veprimtarit dhe ideologut të çështjes kombëtare Ukshin Hoti.

Këtë vit bëhen 23 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, ndërsa për nder të veprimtarisë së tij, një rrugë në Shkup do ta mbajë emrin këtij veprimtar të madh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fillim të kësaj rruge, është vendosur edhe një ekspozitë me fotografi të këtij veprimtari, ndërsa ka marrë pjesë edhe motra e tij, Myrvete Kosumi Hoti.

Advertisement

Përveç saj, në këtë solemnitet kanë marrë pjesë edhe funksionarë shtetëror të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, në një postim në Facebook shkruan se “është nder për Shkupin dhe gjithë Maqedoninë e Veriut të ketë emër rruge të fabrikës më të mirë të mendimit progresiv gjeopolitik dhe gjeostrategjik”./Telegrafi/

Një rrugë në Shkup do ta mbajë emrin e veprimtarit Ukshin Hoti shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy