Nga 20 deri 23 prill do të bllokohen disa rrugë në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se duke filluar nga 20 prilli deri më 23 prill në Shkup do të bllokohen disa rrugë dhe si rrjedhojë do të ndryshojë komunikacioni.

Për shkak të vizitës zyrtare të kryetarit të Letonisë, Egills Levits në Maqedoni, MPB do të ndërmarrë masa për komunikacion të veçantë në rrugët e rajonit të qendrës dhe më gjerë në qytetin e Shkupit.

Për këtë, Sektori i punëve të Brendshme Shkup apelon deri te qytetarët që t’i respektojnë urdhrat e policëve të uniformuar.

Nga 20 deri 23 prill do të bllokohen disa rrugë në Shkup shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy