NPK “Tetovë”: Qytetarët të lajmërojnë ekipet tona për largimin e mbeturinave inerte

Pinterest LinkedIn Tumblr +

NPK Tetovë u bëjnë thirrje qytetarëve që mbeturinat inerte të mos i hedhin nëpër trotuare dhe vende të papërshtatshme por të lajmërojnë ekipet e tyre të cilët do të vijnë tua marrin nga shtëpia.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që mbeturinat inerte të mos i hedhin nëpër trotuare dhe vend të papërshtatshme, sepse në këtë mënyrë jo vetëm që e ndotim ambientin por po i japim edhe një pamje të keqe qytetit.

Për të mos krijuar situata të tilla të pakëndshme ne kemi angazhuar një ekip të posaçëm e cila do të mbart mbeturinat inerte nga shtëpia deri në deponinë e caktuar nga NPK Tetovë. Të gjithë qytetarët që kanë mbeturina inerte të lajmërojnë ekipet tona në numrin 044 331 167, çdo ditë pune nga ora 07:00 deri ora 15:00”, tha Samet Bislimi nga NPK Tetovë.

Advertisement

Me këtë, tha ai, duam që të kontribuojmë për një qytet më të pastër./Telegrafi/

NPK “Tetovë”: Qytetarët të lajmërojnë ekipet tona për largimin e mbeturinave inerte shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy