Numri i punëtorëve në nëntor është ulur për 4.7 përqind në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Numri i punëtorëve në industri në nëntor është ulur për 4,2 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa për 4,7 për qind në periudhën janar-nëntor në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Rënie më të madhe ka në sektorin Industri përpunuese për 4,5 për qind pas çka vijon Miniera dhe gurore me 1,8 për qind dhe Furnizim me energji elektrike, gaz dhe kondicionim me 1,6 për qind.

Sipas të dhënave të cilat i publikoi Enti Shtetëror i Statistikës, në grupet kryesore industriale rënie më të madhe ka te Produktet e ndërmjetme për 5,7 për qind, te Produktet e paqëndrueshme për konsum të gjerë 5,2 për qind dhe te Produktet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 3,6 për qind.

Numri i punëtorëve në nëntor është ulur për 4.7 përqind në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy