OBRM-PDUKM: Domatet dhe trangujt përplot me plumb, kadmium dhe arsenik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Metalet e rënda siç janë plumbi, kadmiumi dhe arseniku që janë të dëmshme për shëndetin e njeriut, janë gjetur në domate dhe tranguj, akuzojnë nga OBRM-PDUKM, ku në konferencë për media dolën me raporte të reja të analizave të bëra nga Laboratori Shtetëror Fito-sanitar.

Kryetari i komisionit partiak për bujqësi, Cvetan Tripunovski, kërkon përgjegjësi për këtë nga ministri i bujqësisë Lupço Nikollovski dhe drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Nikolçe Babovski.

“Në këtë analizë të domates, prania e kadmiumit nga sasia maksimale e lejuar prej 0,05 njësi matëse, në raport janë zbuluar 1,34 njësi matëse. Këtu në këtë shembull të trangujve u zbuluan tre elemente kimike, pra metale të rënda.

E para është arseniku, ku sipas rregullores nuk lejohet prania e këtij metali të rëndë në ushqimet që konsumojnë njerëzit dhe në rezultat janë zbuluar 2.05 njësi matje, që është një shifër katastrofal”, tha Cvetan Tripunovski nga OBRM-PDUKM.

Advertisement

 

OBRM-PDUKM: Domatet dhe trangujt përplot me plumb, kadmium dhe arsenik shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy