OBRM-PDUKM edhe sot vazhdoi me protestat me bllokime të rrugëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM sot sërish mbajti protestë edhe pse kishte reshje të përkohshme të shiut.

Moti i ligë nuk ndaloi protestuesit që t’i bllokojnë udhëkryqet në spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, te objekti i NIP “Nova Makedonija” dhe te “Mavrovasja”.

Nga kjo parti shprehen se bllokimet janë kundër përpjekjes së re për shitje të interesave shtetërore nga Zaev dhe Buçkovski.

Ndërkaq nga LSDM thonë se OBRM-PDUKM nuk ka ndryshuar dhe përveç bllokimeve nuk ofron asgjë, kurse kryeministri Zaev gjatë ditës së djeshme u shpreh se nuk i kupton pse po protestojnë./Telegrafi/

Advertisement

OBRM-PDUKM edhe sot vazhdoi me protestat me bllokime të rrugëve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy